Rama Kunder ligjit te plehrave

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga kongresi i socialistëve, Edi Rama deklaron se është gati programi i ri politk, që sipas kryetarit të Partisë Socialiste do të udhëheqë opozitën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partia Socialiste, thotë kryetari i saj Rama, ka bërë gati projekt-programin politik që zgjidh sipas tij problemet e mprehta të tranzicionit shqiptar.
Këtë deklarim zoti Rama e bëri në mbledhjen e përjavëshme të grupit parlamnetar, ku gjatë një fjalimi disa minutësh tregoi cështjet kryesore tek të cilat deputetët dhe e gjithë trupa politike e socialistëve është e fokusuar. Së pari cështja e importit të mbeturinave për të cilën opozita thotë se mbështet edhe idenë e një referendumi popullor.
"Të eksplorojmë mundësinë e një referendumi popullor për importin e plehrave", tha Rama.
Por po kaq sensibilitet shkakton për opozitën edhe kostoja e jetesës së shqiptarëve. Kryetari Rama thotë se shqiptarët jetojnë në varfëri, e për këtë arsye duhen reduktuar taksat mbi ushqimet bazë, mbi ilacet dhe energjinë.
"Jemi në përfundim të projektit që përcakton qartë rrugëtimin tonë drejt fitores së zgjedhjeve. Kemi një alternativë të re për ndryshim radikal të sistemit të taksave", tha Rama.
Në fund të fjalës së tij duke iu rikthyer jetës politike në oborrin e socialistëve, zoti Rama iu kushtoi këtë fjali funksionimit të brendshëm të partisë më të madhe opozitare, duke paralajmëruar se për opozitën janë ndezur motorët e parë të garave të ardhshme politike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Fondi shqiptaro-amerikan “bashkon” Berishën e Bashën
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit së bashku me Fondacionin me të njëjtin emër, që kanë të njëjtin qëllim, ndihmën financiare për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri kanë mbledhur në mbrëmje në Pallatin e Brigadave personalitete të larta të politikës dhe jetës ekonomike në vend. Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Kryeministri Berisha, në një pritje të organizuar për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, i cilësoi “miqtë amerikanë” si vendimtarë në transformimin rrënjësor të Shqipërisë në 15 vitet e fundit, në të njëjtën kohë që falenderoi për kontributin e madh të dhënë në shumë sektorë të ekonomisë dhe premtoi lehtësira të mëtejshme fiskale për të gjithë investitorët e huaj. Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa nga kutitë e e zgjedhjeve të fundit të 8 majit. Kjo konfirmohet si nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe nga burime pranë organit të akuzës.
Pollo mirëpret nismën e ILDKP-së
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit te Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo. Topi: Shqiptarët të mbajnë një qëndrim
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se po ndjek me vëmendje të vecantë zhvillimet në Luginën e Preshevës, duke vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, si dhe duke shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në atë rajon dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë.
Lajmet kryesore
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri