Sadushi i shumekerkuari shqiptar ne Britani

Në një lëvizje të pazakontë policia britanike apelon sërish brenda disa javësh për ndihmën e publikut mbi vendndodhjen e shqiptarit të kërkuar, Ndricim Sadushi.
Ndricim Sadushi është shqiptari më i kërkuar në Britani dhe ndodhet në mesin e 14 kriminelëve më të kërkuar nga autoritetet policore angleze. Mendohet sipas burimeve operative se Ndricim Sadushi ndodhet në territorin britanik. Ai ndodhet edhe i teti në listën personave më të kërkuar të Interpol Tiranës.
Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan. Ai eshte i dyshuar për tre vrasje, një tentiave vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare për këto dhe vepra të tjera penale të kryera gjatë vitit ‘97.
Ndricim Myrteza Sadushi, sic kërkohet nga Interpol Tirana, po kërkohet nga autoritetet britanike për llogari të shtetit shqiptar. Në njoftimet e mediave britanike ai renditej mes 14 kriminelëve më të kërkuar nga policia metroplitane në Londër dhe detektivët e kësaj policie mendojnë se ndodhet në Britani.
Sipas burimeve të mirëinformuara Top Channel mëson se kërkimet për Ndricim Sadushin nuk po japin rezultat për momentin dhe kjo është arsyeja që kërkohet ndihma e publikut. Por detektivët e Njësisë së Ekstradimit të Skotlandjardit kërkojnë që publiku të jetë i kudjesshëm dhe të mos i afrohet atij, nëse i pikasin, por të njoftojnë policinë në mënyrë anonime në numrat e publikuar të organizatës Crimestoppers.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Azilantët, bashkiakët nën akuzë
Pas akuzave që policia e shtetit ngriti ndaj kryetarit të Bashkisë Koplik dhe kryetarit të komunes Postrribe për shpërdorim detyre, dy drejtuesit vendorë janë mbrojtur duke u shprehur për “Top-Channel” se vërtetimet nuk janë të falsifikuara. Korçë, dënohen tre përdhunuesit e 15-vjeçares
Gjykata e Korçës shpalli pasditen e së martës dënimin për tre përdhunuesit e një 15-vjeçareje në fshatin Starovë të komunës Buçimas, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë
Një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur të martën në superstradën Vlorë-Novoselë. Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë. Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike nga ana e punëtorëve.
Lajmet kryesore
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri