E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foo Fighters kundër Kishës Baptiste

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:43

Anëtarët e grupit amerikan Foo Fighters duket se ia kthyen goditjen Kishës Baptiste, e cila u mundua që të parandalonte koncertin e grupi në Kansas.

Në fakt, grupi amerikan Foo Fighters, më 30 gusht, mbajti një koncert fenomenal në Kansas, përkundër kërcënimeve të pjesëtarëve të kishës baptiste Westborrow, se do “të bëjnë gjithçka që është e mundur për të pezulluar një ngjarje kaq të neveritshme”. Koncerti megjithë u mbajt.

Vetëm pak ditë më vonë udhëheqësi i grupit Dave Grole, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit, u maskuan, vendosën mjekra, kapela dhe këmisha shumëngjyrëshe, ngritën një binë të improvizuar mbi një kamion, dhe hapën flamuj amerikanë, e pastaj u nisën për shëtitje para kishës në fjalë.

Në këtë “koncert” të tyre u tubuan pjesëtarët e kishës baptiste, megjithëse sapo aty u shfaq një grup anti-gej, me pankartat në të cilat shkruante "Zoti i urren gejët”, Grole ia filloi këngës: “Mendoj se tani jam i disponuar për pak nota më të zjarrta dhe mashkullore”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›