Libia ende pa qeveri

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:30
Regjimi i përkohshëm i Libisë thotë se ende nuk është arritur pajtueshmëria për përbërjen e qeverisë së re, derisa luftimet kundër mbështetësve të liderit të përmbysur, Muammar Gaddafi, ende po vazhdojnë.
Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Jibril, tha në Bengazi se shpreson se diskutimet për kabinetin e ri do të finalizohen së shpejti.
Nga ana tjetër, Këshilli Tranzicional Kombëtar, vazhdon të ballafaqohet me rezistencë nga ana e lojalistëve të Gaddafit, në qytetin Bani Valid dhe në Sirte, që është vendlindja e kolonel Gaddafit.
Kryengritësit disa herë kanë provuar të depërtojnë në Bani Valid, që është 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli, por ishin të detyruar të tërhiqen.