Forbes Klubi i bejsbollit Nju Jork Jankis klubi me i vlefshem ne bote

Futbolli ka humbur vendin e Zeusit të paktën në renditjen e klubeve. Mançester Junajtid është detyruar të zbresë në rolin e një perëndie më të vogël përballë klubit të madh të bejsbollit amerikan, Nju Jork Jankis, të paktën kështu del nga renditja e revistës “Forbes” për këtë vit.
Amerikanët kanë vlerë tregtare prej 340 milionë dollarësh, ndërsa Junajtid vlen 269 e, në këtë renditje, ka ndikuar edhe rënia e vlerës së paundit britanik ndaj valutës së SHBA-ve.
Në vendin e tretë është Reali i Madridit që vlen 264 milionë, më tej Dallas Kaubojs, Bajern i Mynihut, Boston Red Roks i bejsbollit dhe kampionia e Europës Barcelona që është në vendin e 7-të me vlerë 172 milionë dollarë.
Një renditje interesante edhe për kampionatet, ku në krye është kampionati amerikan i futbollit (Super Boul), i ndjekur nga Lojrat Olimpike Verore, Kupa e Botës në futboll, pastaj kampionati amerikan i bejsbollit, Liga e Kampionëve të Europës në futboll, Lojrat Olimpike Dimërore dhe gara e makinave Dejtona 500 në SHBA.
Në renditjet për individë në sport, në krye mbetet golfisti Tajgër Uds, megjithë skandalet që kaloi në vitin 2009. Emri i amerikanit vlen 55 milionë dollarë, i dyti vjen tenisti zviceran Federer me 26 milionë. Dejvid Bekam është emri më i vlefshëm i futbollit me 20 milionë dollarë, thuajse baraz me basketbollistin Lebron Xhejms. Futbollisti tjetër në listë, Kristiano Ronaldo u vlerësua me 8 milionë dollarë duke qenë në vendin e 9-të, por portugezi ka 34 milionë tifozë në Facebook, më shumë se kushdo tjetër si dhe 4.3 milionë ndjekës në Tëitter.