Perballe francezeve Kuzhe Pres reagim nga lojtaret

Me shumë mungesa, por me objektivin për të mbyllur në mënyrën më të mirë fushatën eliminatore të Euro 2012, Josip Kuzhe prêt reagimin e kombëtares shqiptare në transfertën pariziene kundër Francës. Humbja e fundit kundër Luksemburgut i dha një goditje të rëndë jo vetëm synimit të skuadrës në Grupin D, por edhe imazhit të futbollit kuqezi në arenën ndërkombëtare. Për ta harruar këtë, Kuzhe kërkon maksimumin nga të gjithë të besuarit e tij.
“Unë pres reagimin e skuadrës pas asaj humbje kundër Luksemburgut. Gjatë këtyre ditëve kemi menduar për përgatitjen psikologjike të skuadrës. Por, tani kemi nevojë të reagojmë për të bërë diçka të mirë pas humbjes së fundit. Kundër Francës do të kemi një ndeshje të madhe. Futbollistët janë të motivuar, por këtë motivim duhet ta vendosin në shërbim të skuadrës”, tha Kuzhe.
Më i drejtpërdrejtë është Lorik Cana. Mbrojtësi merr që tani rolin e kapitenit duke u shprehur se në dy ndeshjet e mbetura të grupin D, duke nisur ndaj Francës, skuadra kuqezi duhet të fitojë imazhin e humbur në Luksemburg.
“Ne po mundohemi ta mbyllim sa më mirë këtë edicion. Nuk jemi duke luajtur ndeshje për eksperimente, por për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë. Nuk është një ndeshje ku thuhet: “Po shkojmë të kalojmë një mbrëmje të bukur, nëse humbim është normale. Jo! Ne po shkojmë të japim një imazh të denjë të vendit tonë, të tregojmë që kemi vlera, që dimë të luajmë futboll”, tha Cana.
Për të përmbushur të gjitha këto, Josip Kuzhe do t’i rezervojë një skuadër mbrojtëse Francës. Salihi do të jetë i vetëm në sulm, ndërsa debuton në krahun e majtë të mesfushës Roshi. Dyshimet e vetme të teknikut kanë të bëjnë me dualizmin e Muzakës dhe Likës në krahun e djathtë, por edhe forma e Bulkut që nëse nuk rikuperohet plotësisht do të përshtjellojë të gjitha pritshmëritë e Josip Kuzhes.