Talenti Messi deshton me kombetaren argjentinase

Ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por sa herë zbret në fushë me kombëtaren e tij shndërrohet në një futbollist të thjeshtë. Lionel Messi, i cili vazhdon të magjepsë botën me lojën e tij te Barcelona, ka qenë pjesë e zhgënjimeve të Argjentinës, që pas eliminimit nga Botërori 2010, dështoi edhe në Kupën e Amerikës.
Por, talenti argjentinas kërkon të ndryshojë këtë gjë, duke nisur me objektivin e parë: të ndihmojë skuadrën e tij të kualfikohet për në finalet e Kupës së Botës 2014, duke nisur me ndeshjen e parë eliminatore që Argjentina do të luajë në fushën e saj kundër Kilit. “Nuk dua të bëj krahasime mes lojës së Barcelonës dhe asaj të Argjentinës. Gjithsesi, shpresoj që të arrijmë të mbajmë sa më shumë topin për të kontrrolluar lojën. Unë mundohem të jap maksimumin në cdo ndeshje dhe e rëndësishme për ne tani është të sigurojmë kualifikimin për në botëror”, ka thënë Lionel, Messi, i cili më pas nuk ka dashur të komentojë situatën e shokut të tij në skuadrën argjentinase, Carlos Tevez.
I pezulluar nga Manchester City, sulmuesi është grumbulluar me kombëtaren nga trajneri Allehandro Sabella për ndeshjen kundër Kilit. Tevez ka mbërritur në Buenos Aires, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, por ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të shumtë që interesoheshin në lidhje me të ardhmen e tij.
Nertan Prifti