E Diel, 1 Nëntor 2026

"Forbes": Në kohë krize, klubet po pasurohen

Futbolli duket se nuk po i vuan efektet e krizës ekonomike. Sipas revistës amerikane, "Forbes", 25 klubet më të pasura në botë kanë regjistruar përfitime më të larta, në krahasim me një vit më parë. Në klasifikimin vjetor, tashmë vlera mesatare e 25 "big"-ëve është 597 milionë dollarë, që përkthehet ndryshe 8 për qind më shumë sesa më 2008-n. Mançester Junajtid qëndron në krye, me vlerë 1,87 miliardë dollarë, ndërkohë që kufirin e një miliard dollarëve e kalojnë edhe Reali, Arsenali, Bajerni e Liverpuli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›