Milan, Daniel Ager gjithnjë e më pranë
E ardhmja e Daniel Agerit është gjithnjë e më larg Liverpulit dhe gjithnjë e më pranë Milanit. Mbrojtësi danez nuk e fsheh pakënaqësinë e tij dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën me "Reds": oferta ekonomike nuk e ka kënaqur dhe mbi të gjitha Benitez vazhdon të mos i japë hapësirën, që ai do të donte. "Është e bukur të lexosh në gazeta, se i pëlqen loja ime, por e rëndësishme është ajo që më thonë kur më sheh në sy", ka thënë Ager. Ndërkohë që klubi kuqezi italian pret i gatshëm ta rrëmbejë.