E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes: Obama, më i fuqishmi në botë

06-12-2012 / Gazeta 55

Në vend të dytë Merkel, në të tretin Putin

Revista amerikane “Forbes”, për të dytin vit me radhë, ka vendosur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë. Obama pasohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Lista përmban 71 emra – shifër kjo që Forbes e ka lidhur me numrin e njerëzve në botë, i cili kap 7.1 miliardë.

Në dhjetëshen e parë ndodhet themeluesi i Microsoft-it dhe filantropi, Bill Gates, Papa Benedickti XVI, dhe dy bankierë: kryetari i Rezervave Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, dhe presidentit i Bankës Evropiane, Mario Draghi. Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, kryeministri britanik, David Cameron, dhe shefi i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, kompletojnë dhjetëshen e parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›