E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli, mbështetje të fortë për reformat e kabinetit “Berisha”

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp paraditen e djeshme, informoi mediat rreth vizitave të tij të fundit në Bruksel dhe pjesëmarrjen tij në Forumin e Crans Montanës, në Monako, në të cilat ai paraqiti vizionin europian të Shqipërisë dhe rezultatet e ndjeshme të qeverisë shqiptare në procesin e reformave. Më datën 24 qershor, unë isha i ftuar nga “Miqtë e Evropës”, në Samitin për Ballkanin, nisi komunikimin e tij të djeshëm me mediat, kryeministri Berisha. Në këtë Samit paraqita vizionin evropian të Shqipërisë, si dhe i njoha të pranishmit me të gjitha rezultat e ndjeshme të reformave. Në këtë seancë u shpreh një vlerësim i madh për reformat në Shqipëri dhe sukseset e tyre. Ky Samit mbahej sic e dini, pas jo-së së referendumit irlandez, Jo, e cila natyrisht ka komplikuar ndjeshëm problemin e miratimit të traktatit të Lisbonës. Në këtë samit, Komisioneri për zgjerim i BE-së Olli Rehn dhe të pranishëm të tjerë u shprehën qartë se kjo “Jo” nuk prek procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe kjo kishte një rëndësi shumë të madhe. Në datat 25 dhe 26 qershor, unë shkova në Paris ku mora pjesë në Konferencën e liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), organizata më e madhe në botë e partive të qendrës së djathtë, e cila grupon 62 parti nga 86 vende të të gjitha kontinenteve. Në datën 25 qershor, pasdite, Komiteti ekzekutiv i kryesuar nga John Howard, ish-kryeministri i Australisë, dhe i përbërë nga liderët e forcave kryesore politike të qendrës së djathtë të planetit, votoi në unanimitet të plotë, anëtarësimin e plotë të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Bashkimin Demokratik Ndërkombëtar. Ky përbën një moment historik për forcën politike që drejton vendin, pasi me këtë anëtarësim PD-ja është aktualisht, plotësisht e integruar në të gjitha organizmat partiake, të partive simotra europiane, botërore. Partia Demokratike është e anëtarësuar në përputhje me statusin që ka në BE, në Partinë Popullore Evropiane, në Internacionalen Demokristiane të Qendrës, është e anëtarësuar në Bashkimin Demokrat Evropian dhe tani anëtarësohet me të drejta të plota në Bashkimin Demokrat Ndërkombëtar. Kjo përbën shkallën më të lartë që ekziston të integrimit të një force politike në partitë simotra. Dua tu them këtu se reformat që ka kryer qeveria e këtij koalicioni që udhëheq kjo parti, janë spektakolare, duke i faktuar botës se kjo është një parti tërësisht e qendrës së djathtë. Besoj keni patur rastin të ndiqni se me çfarë përzemërsie u pritën fjalët e Kryetarit të kësaj partie dhe Kryeministrit të vendit, në datën 25 qershor, në seancën plenare ku ishin të pranishëm të gjithë liderët e 62 partive të qendrës së djathtë, si kryeministri francez Fillon, lideri i konservatorëve David Cameron, një seri kryeministrash të tjerë, dhe udhëheqës, lider të partive anëtare të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Unë informova liderin e IDU-së se Partia Demokratike ka nderuar plotësisht parimet mbi të cilat ndërtohet ky ndërtohet ky bashkim. Ajo i ka dhënë vendit një nga qeveritë më të vogla në Evropë dhe në botë. Ajo është një nga qeveritë që shpenzon më pak, vetëm 2 % të GDP-së shpenzime administrative. I njoha ndër të tjera, me rezultatet konkrete të një lufte të suksesshme kundër korrupsionit dhe perspektivën e vazhdimit të saj. I njoha ata me rezultatet e mëdha në luftën kundër korrupsionit, evazionit, informalitetit, në sektorin e doganave, taksave, prokurimeve. Presidenti i IDU-së Haward do ta vlerësonte Insipiruese, fjalën time. Sigurisht që inspiruese ishin reformat dhe jo oratoria ime aty. Unë e informova Bashkimin Demokrat Ndërkombëtar se ne kemi nderuar thellësisht parimet e lirisë, se ky është bashkim në vlerat e lirisë. Ne jemi vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë dhe më gjerë. Kemi vendosur taksën e sheshte 10 %, regjistrimin e biznesit me 1 euro, kemi ulur me 50 % taksën e biznesit të vogël, kemi ulur me 31 % sigurimet shoqërore, do të shtrijmë me shpejtësi iniciativën “Shqipëria 1 euro”. Ndaj dhe u konsideruan fryemëzuese, këto reforma të realizuara nga qeveria shqiptare. Ne hyjmë në IDU me bindje të plotë, me ballin hapur, me dinjitet të plotë se ne kemi nderuar parimet e lirive njerëzore, e të drejtave njerëzore, e lirive ekonomike, të cilat janë dhe shtyllat kryesore të programit të këtyre partive. Presidenti francez Nikolas Sarkozi, dha një pritje në Elize për liderët e partive të IDU. Në këtë pritje, unë pata rastin të përshëndetem shumë përzemërsisht me presidentin Sarkozi dhe ta ftoj presidentin të vizitojë Shqipërinë. Shpreh kënaqësinë time më të madhe se Presidenti e pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë. Ai më siguroi se do ta shohë me përparësi në agjendën e tij mundësinë për të vizituar vendin tonë, çka do të përbëjë një ngjarje historike kulmore në marrëdhëniet miqësore tradicionale midis dy vendeve tona. Gjatë qëndrimi dy ditor, para rastin të përshëndetem, të shkëmbej mendime, të diskutoj me të gjithë të pranishmit, me Kryeministrin Fillon, me liderin e Konservatorëve britanikë David Cameron dhe shumë kryeministra të tjerë, drejtues të partive nga mbarë bota. Më datën 26 qershor në darkë, unë ndodhesha në Monte Karlo në Forumin ekonomik të Krans Montanës, ku kishte një prani shumë të madhe politikanësh, biznesmenësh, personalitetesh të shquara. Gjatë qëndrimit në Samit, unë mora fjalën mbi vizionin e Shqipërisë për bashkimin për Mesdheun. E vlerësova shumë këtë nismë, si një ridimensionim të procesit të Barcelonës, në të cilin ne jemi vend anëtar. Pata rastin të darkoj me zv presidentin e Komisionit Evropian, zotin Jacques Barrot, i cili ka zëvendësuar mikun tonë Frattini. Diskutuam gjerësisht për heqjen e vizave, si një nga qëllimet më madhore të qeverisë time. E ftova zv Presidentin e KE-së të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. U takova në Monte Karlo me një seri personalitetesh të tjera. Mora fjalën dhe diskutova për perspektiven europiane te Shqipërisë, si dhe në një drekë të shtruar për nderin tim, ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit nga shumë vende, parashtrova mundësitë e mëdha që i paraqet Shqipëria, biznesit, në fushën e turizmit , në miniera, në fushën e energjisë dhe në të gjitha fushat e tjera. Në tërësi, ky ishte një udhëtim shumë i frytshëm. Morëm mbështetje të plotë në Bruksel për reformat dhe përpjekjet, miratimin unanim të anëtarësimit të Partisë Demokratike të SHqipërisë në IDU, si dhe një vlerësim shumë të madh për reformat, nga qarqet politike dhe ato të biznesit. Pra këto ishin disa nga pikat më të rëndësishme të agjendës sime gjatë javës që shkoi, tha në raportimin e tij të djeshëm për mediat, kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek Konferenca e Liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, mbajtur në Paris, kryeministri bëri të ditur anëtarësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë të partive të djathta. “Kjo përbën një moment historik për forcën historike që drejton sot vendin, pasi me këtë anëtarësi PD është plotësisht e integruar në të gjitha organizmat partiake, simotra europiane dhe botërore”, u shpreh z. Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha informoi dhe për takimet që kishte zhvilluar me krerët e Partive anëtarë të këtij forumi gjatë konferencës së Liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar që u mbaj në Paris. “Informova Presidentin e këtij forumi me masat e marra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformat e ndërmara”. Ndërsa në forumin ekonomik të Krans Montanës në Paris, kryeministri Berisha informoi gazetarët se gjatë qëndrimit të tij në samit kishte paraqitur vizionin e Shqipërisë në perspektivën europiane të Shqipërisë.
 Alket Goce

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›