E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes: Shqipëria ofron oportunitete të mira dhe ndodhet në një moment pozitiv në reformat që po kryen duke qenë në këtë mënyrë e gatshme të bëjë një hap cilësor përpara. Kryemin

Forbes: Shqipëria ofron oportunitete të mira dhe ndodhet në një moment pozitiv në reformat që po kryen duke qenë në këtë mënyrë e gatshme të bëjë një hap cilësor përpara.

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim të veçantë një nga personalitetet më të shquar të fushës politike dhe ekonomike në SHBA dhe mbarë botën z. Steve Forbes.
Kryeministri Nano pasi i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri z. Forbes e ka konsideruar këtë vizitë pas asaj të Sekretarit amerikan të Shtetit Kolin Pauell dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld si një mesazh tjetër të rëndësishëm dhe të mbarë të miqësisë dhe marredhënieve të ngushta mes Shqipërisë dhe SHBA.
Kryeministri Nano e ka njohur z. Forbes me angazhimin e Qeverisë Shqiptare në luften pa kompromis kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe rreshtimin e saj në koalicion përkrah Shteteve të Bashkuara në konfliktin e Irakut. "Shqipëria gjatë këtyre viteve e ka ndjerë çdo ditë e më tepër mbështetjen e SHBA në përpjekjet e saj për demokraci dhe prosperitet ekonomik"- tha Kryeministri .
Më tej Kryeministri Nano bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe hapave përpara që janë shënuar si në procesin e privatizimit ashtu edhe atë të liberalizimit të ekonomisë për të lënë pas format dhe strukturat e ekonomisë se vjetër dhe për tu integruar në rrjetet ekonomike rajonale dhe globale.
"Ne kemi filluar të hyjmë në një fazë të re të privatizimit dhe liberalizimit të ekonomisë. Ne mund të themi me zë të lartë se kemi hyrë në një periudhë të re pas asaj të tranzicionit, të cilën unë do ta quaja periudhë të ambicieve ekonomike dhe normalizimit te demokracisë- tha z. Nano duke shprehur më tej bindjen se vetëm përmës iniciativave private dhe ekonomisë së tregut do të mundet që ekonomia e vendit të bëhet gjeneruese e sigurisë dhe të mirave materiale afatgjata.
Kryeministri në këtë drejtim ka pohuar se tashmë në ekonominë shqiptare janë prezentë operatorë dhe firma mjaft të fuqishme perëndimore me emër në botë si Coca-Cola, Vodafone, General Electric, Lockheed Martin, Mercedes Benz etj, si dhe investime vendase të cilat po influencojnë jo vetëm në përmirësimin e jetës materiale por edhe në mentalitetin tonë politik dhe social.
Me tej zoti Nano u shpreh se vetëm përmes një qeverisjeje të reformuar, efiçente dhe transparente mund të ndërmarrim detyrat kryesore për sigurinë, arsimin, shëndetësinë dhe për lehtësimin e iniciativave të lira private. "Sfida jonë e radhës është t' i bëjmë më atraktive investimet e huaja si dhe për t'i bërë më aktivë investimet e brendshme".
Nga ana e tij zoti Forbes është shprehur se hapat që po hidhen për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri janë të rëndësishme. Ai vleresoi se Shqiperia ofron oportunitete të mira dhe ndodhet në një moment pozitiv në reformat që po kryen duke qenë në këtë mënyrë e gatshme të bëjë një hap cilësor përpara.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›