E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, përuron fillimin e punimeve të ujësjellësit të Vlorës, vëzhgon punimet për kanalizimin e qytetit dhe u jep kontratat e banesave banorëve në lagjen ‘'Jalli''

Kryeministri Fatos Nano, përuron fillimin e punimeve të ujësjellësit të Vlorës, vëzhgon punimet për kanalizimin e qytetit dhe u jep kontratat e banesave banorëve në lagjen ‘'Jalli''

Kryeministri Fatos Nano, pas Orikumit, u nis drejt Vlorës. Fillimisht ai preu shiritin e përurimit të ujësjellësit të Vlorës. Kryeministri u njoh me projektin e këtij ujësjellësi. Projekti i fazës emergjente të ndërhyrjes të këtij ujësjellësi kap vlerën totale të 2.1 milion Euro, ku parashikohet ndërhyrje në 6 zonat më të dëmtuara të qytetit si Zona e Pusit të Mezinit, LagjaÇole, zona pranë fushës së aviacionit, zona pranë stadiumit etj.

Punimet parashikojnë furnizimin dhe vendosjen e 7.6 km tubacione të gizës sferoidake dhe polietileni me diametër nga 150 – 660 mm si dhe ndërtimin e një stacioni pompimi ngritës.

Më pas Kryeministri dhe autoritetet që e shoqëronin ka vëzhguar punimet për kanalizimin e qytetit të Vlorës. Projekti i kanalizimeve kap një vlerë totale prej 9.2 milon Euro, ku përshihet rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve bashkë me stacionet e pompimit dha faza paraprake e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza. Deri tani janë kryer rreth 50 përqind e punimeve. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë kryer punime që kapin vlerën 2.5 milion Eurosh. Ky projekt parashikon të shtrihen 26 km tubacione polietileni me diametër nga 250-1200 mm. Deri tani janë instaluar 13.2 km. Kanë filluar punimet në 7 nënstacione të rinj pompimi të ujërave të zeza.

Kryeministri, pas vëzhgimit që u bëri punimeve për kanalizimin e qytetit, shkoi në lagjen "Jalli" ku, u ndau kontratat e shtëpive banorëve të ardhur nga fshati Mërtiraj dhe që tani janë sistemuar në këtë lagje.

154 familje u shperngulën nga fshati Mërtiraj për t' i lënë mundësinë Kompanisë Albpetrol, të realizojë çpimet e puseve të naftës dhe u vendosën në lagjenÇole dhe Jalli. Për 154 familjet u ndërtuan 154 apartamente, për te cilat u shpenzuan gjithsej 324 miloin lekë, nga të cilat 228 milon nga buxheti i shtetit dhe 96 milion nga të ardhurat e Albpetrol. Apartamentet u kaluan ketyre banoreve në pronësi falas dhe pa asnjë lloj detyrimi financiar. Sipas vendimit te KM të datës 19.6.2003, qeveria përveç vlerës prej 324 milon lekeve për ndertimin e apartamenteve mori përsipër edhe shlyerjen e detyrimit prej 13. 6 milon lekësh.
Banorëet që sot morën kontratat e banesave falas dhe pa asnjë detyrim financiar i benë një pritje të ngrohtë e miqësore Kryeministrit Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›