Forbes: Shqiperia, sukses me Taksen e Sheshte 10% Eglantina Nasi
Shqiperia ka shenuar sukses me implementimin dhe mbledhjen e takses se sheshte, ne nivelin prej 10 per qind. Nje vleresim i tille eshte bere nga botuesi dhe eksperti i njohur nderkombetar, Steve Forbes, i cili madje i ka bere apel Greqise te marre shembull nga Shqiperia per aplikimin e nje takse te tille. “Shqiperia ka vene nje takse te sheshte, ne nivelin prej dhjete per qind, qe e ben shume te lehte per ta mbledhur ate”, ka theksuar ai gjate nje interviste. Duke vijuar me tej, me apelin ndaj pales greke, e cila mund ta shohe kete si nje mundesi ne kuadrin e masave per daljen nga kriza e thelle financiare ku ka hyre prej kohesh. “Eshte shume e veshtire per bizneset ne Greqi qe te ecin para ne kete kohe, ndaj duhen aplikuar lehtesira ndaj tyre”, shtoi Forbes, duke rekomanduar edhe reforma konkrete ne sektorin publik grek. Nder te tjera, eksperti i njohur ka paralelizuar edhe rastin e Bullgarise, e cila njesoj si Shqiperia, aplikon takse te sheshte, ne masen prej dhjete per qind, duke e cilesuar edhe ate si nje shembull pozitiv per marrjen e nje nisme te tille, ne kuadrin e reformave fiskale te nje vendi. Por ai nuk ka harruar gjithashtu, te preke as ceshtjen e privatizimeve, duke i cilesuar si pozitive dhe ne kete menyre, duke dale ne mbrojtje te qeverise shqiptare, qe i ka promovuar ato si nje nisme ne sherbim te reformave ekonomike te vendit tone. Vetem nje vit me pare, prestigjiozja “Forbes”, do te publikonte nje artikull ne mbrojtje te vendosjes se takses se sheshte ne Shqiperi (e njohur si Flat-Tax). “Cfare mund te thuhet ne lidhje me Shqiperine? Me 1 janar 2008, ajo ka zbatuar nje takse te sheshte me 10 per qind, mbi te ardhurat personale dhe ato te korporatave, duke zevendesuar nje sistem me nivel deri 30 per qind mbi te ardhurat personale dhe 20 per qind mbi te ardhurat e korporatave. Rezultati? Te ardhurat tatimore paten nje rritje deri 18.4 per qind, edhe pse 2008-a ishte nje vit i krizes ne mbare boten”, citonte artikulli ne fjale i “Forbes”, i cili tregon me se miri vleresimin ndaj nje reforme te tille, te ndermarre nga qeveria shqiptare kater vjet me pare.