E Diel, 1 Nëntor 2026

“Forbes” portretizon Berishën si njeriun që përfaqëson këmbënguljen e shqiptarëve drejt Europës

13-12-2010 / Gazeta 55

Prestigjiozja ekonomike “Forbes”, kopertinën e edicionit të saj në gjuhën turke, ia ka kushtuar profilit të kryeministrit të Shqipërisë, si një politikan, i cili, udhëhoqi një kurs reformash të vështira, të cilat e shpëtuan vendin nga recesioni global


Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zënë vend në kopertinën e revistës ekonomike “Forbes” në gjuhën turke në numrin e saj të muajit Dhjetor. Revista ekonomike “Forbes” e ka portretizuar Sali Berishën si njeriun që 18 vjet më parë përfaqësonte në OKB, një prej vendeve me të varfra në botë ndërsa tani kryeministri Berisha shihet si njeriu që ka shpëtuar ekonominë e shqiptarëve në kohën kur e gjithë Europa ishte në recension ekonomik. “Arnaut Inad”- inat shqiptari, këmbëngulje shqiptari, kështu e ka konsideruar Forbes shkrimin mbi kryeministrin e Shqipërisë. Taksat e ulëta, sipërmarrja e lirë, iniciativa “Shqipëria një euro”, për tërheqjen e investimeve të huaja në vendin tone kanë qenë disa nga aspektet që ka vlerësuar revista ekonomike Forbes. Reformat në arsim dhe reformat në administratë kanë sjelle ulje të shpenzimeve nga buxheti i shtetit. Shefi i ekzekutivit, Berisha vetë ka cilësuar se në periudhën e recensionit janë tërhequr investime në qindra milion euro nga kompanitë e shteteve fqinje. Njeriu që erdhi në politikë nga një ‘background’ në mjekësi këmbënguli që në rolin e kryeministrit të shqiptarëve të rimëkëmbte ekonominë e vendit të tij. Një mënyre origjinale e tërheqjes dhe në favor të shtetit dhe të individit përbëjnë një hap të guximshëm dhe duke kaluar në taksat e ulëta për biznesin. Në dukje një rrezik për ekonominë e Shqipërisë, por që rezultoi gjëja e duhur për t’u bërë. Shfrytëzimi i të ardhurave nga të gjithë institucionet që mbushin arkën e shtetit, taksat e ulëta rritën ekonominë e Shqipërisë. Tashmë është më e lehtë të bësh biznes në Shqipëri si për vendasit ashtu edhe për të huajit”- shkruan prestigjiozja ekonomike, Forbes. Revista Forbes vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë më Turqinë si dhe shfrytëzimin që i ka bërë kryeministri Berisha këtyre marrëdhënieve për të tërhequr investimet në vendin tonë. Në 5 vitet e fundit vetëm nga Turqia janë rritur investimet  në 6 herë deri në një miliard dollarë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›