E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitet filiali i Raiffeisen

Dy persona të armatosur kanë grabitur sot filialin e Raiffeisen Bank në qytetin e Vlorës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ende nuk dihet shuma e saktë që është grabitur.

Sipas burimeve, uniformat blu, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një armë zjarri të tipit kallashnikov të braktisur.

Nga dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se autorët ishin dy vetë, të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi kanë marrë shumën e parave janë larguar duke u futur nëpër rrugica.

Burimet shtojnë më tej se ata kishin zgjedhur orët e drekës kur në bankë dhe në rrugët e qytetit kishte pak njerëz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›