E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e së Djathtës, në sprovën e votëbesimit të Berluskonit

13-12-2010 / Nga Ernesto Galli della Loggia* (Corriere della Se

Nëse të martën qeveria italiane do të marrë votëbesimin në dy dhomat, do të jetë e vështirë të mos njohësh suksesin e padiskutueshëm të Berluskonit: një sukses i lidershipit, një vendosmëri dhe një personalitet i fortë të Kryeministrit. Por edhe ky sukses nuk mund të eliminojë një fakt të pranuar: premtimi/basti i Berluskonit ka dështuar. Silvio Berluskoni mund të zgjasë për një kohë të caktuar, edhe deri në fund të legjislaturës, porse, është e pamundur të mos pranosh se nga risitë që njoftoheshin qëkurse hyri në politikë 15 vjet më parë, sot nuk ka mbetur asgjë.
Në qendër të atij premtimi ose basti ishte, në fakt, më shumë se një angazhim i thjeshtë për të bllokuar rrugën të Majtës. Ishte ideja e asaj çka po lindte, në kuadër të një bi-polarizëm të fituar, duhet të ishte, një e djathtë liberale e adaptuar ndaj kohëve moderne (pra, liberiste, por me drejtësi, për shembull: solidaritet por jo-koorporative), me frymë të shoqërisë civile të konvertuar në forcimin e Institucioneve, e aftë për të shprehur një kulturë të caktuar dhe kapacitet qeverisës. Atë që s’qe e mundur të bënte tradita politike e ushqyer nga MSI-ja (Lëvizja Sociale Italiane e neofashistit Giorgio Almirante) dhe Aleanca Nacionale më pas, që ka ende sot Gianfranko Finin si figurë madhore të saj. Një traditë që me fitoren e Giani Alemannos në Bashkinë e Romës, po prodhon një keq-qeverisje e cila është në sytë e të gjithëve.
Në këto pesëmbëdhjetë vjet, pra, e Djathta e udhëhequr nga Berluskoni ka provuar se është në gjendje të fitojë zgjedhjet, por jo të rrënjosë në shoqëri, një strukturë të qëndrueshme përfaqësimi të interesave publik, as një vend ku të diskutohen proceset e programit, as gjetja e përfaqësuesve të denjë për të krijuar një kulturë të mirëfilltë politike dhe një parti e vërtetë. Që do të thotë se shanset e tij për fitoren e zgjedhjeve me sa duket do të reduktohen në ditën në të cilën Kavalieri do të braktisë skenën politike. Kur të ndodhë kjo, kur ylli i tij do të zbehet, sistemi politik italian do të  rrezikojë të kthehet në atë çekuilibër, që zgjat as më shumë dhe as më pak që nga ditët e pas Luftës së Parë Botërore.
Mungesa në të Djathtën të një Partie të madhe e moderne me orientim liberal-konservator besnike ndaj institucioneve parlamentare që mbledh votat në një zonë të madhe të frymëzimit të moderuar, apo çfarëdo pjesë elektorale që se njeh veten e tij në të Majtën. Në këtë vakum u fut dhe fitoi fashizmi. Në këtë boshllëk, pas vitit 1945, themeloi  hegjemoninë e saj Partia Demokristiane duke ndërtuar një pjesë të madhe të fatin të saj politik.
Me rënien e Berluskonizmit ky boshllëk po shfaqet sërish, dhe është shenjë forcimit të qendrës  përreth “polit të tretë”, të këtij formacioni ku gjendet dhe Fini.  Project që si bazë të domosdoshme eliminim e çdo mazhoritari dhe adoptimin e një sistemi proporcional që shërben, midis të tjerash, të sterilizojë forcën e Lega Nord (lidhjes së veriut të seçesionistit Umberto Bossi) duke e izoluar në të Djathtën, në të njëjtin rol margjinal që kishte përgjatë Republikës së Parë, Lëvizja Sociale e Almirantes.
Përfundimi i qendrës-proporcional të dështimit të Berluskonit mund të përballohet, me duket, vetëm nga një iniciativë që do të lindte nga brenda PDL, Partisë së Popullit të Lirisë. Me objektivin për të parë më larg se Berluskoni. Një iniciativë e aftë për të imagjinuar një të Djathtë konservatore mbi disa tema, por liberale në të tjerat, jo-koorporative, por e rrënjosur në ethos-in judeo-kristian, kundër jakobinizmit, por e vendosur  në legalitet, me pluralizëm, dhe  e aftë për të inglobuar edhe forca e tradita politike si radikalët ose pjesë të botës ekologjiste, sot duken kundërthënëse por, unë besoj në pamje të parë (kujtoj këtu përkufizimin e radikalit Panella, të bërë nga Indro Montanelli se “ky është i yni”). Një iniciativë që sot për sot, kundërshtohet nga heshtja prej varreze të PDL, me një gojë-mbyllje të paparë të eksponentëve të saj.
Nëse gjërat do të shkojnë kështu, vetë-eliminimi i Popullit të Lirisë do të çojë pashmangshmërisht, siç po thosha më lart, të fitores së një projekti të Qendrës neo-demokristiane në dështimin e Berluskonizmit. Një fitore e demokristianëve të rinj, por kësaj here pa atë gjënë e madhe që përfaqësonte Demokracia Kristiane. 

*Autori është historian dhe gazetar italian, editorialist i gazetës më të madhe italiane, “Corriere della Sera”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›