E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes: Është shtuar numri i miliarderëve në Kinë dhe Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më vendi i vetëm i të pasurve që zotërojnë mbi 100 miliardë dollarë.

Një studim i ‘Forbes Insight e Societè General’ tregon se tashmë në këtë klub të pasurish bëjnë pjesë edhe Kina dhe Rusia. Dhe madje, studimi nënvizon faktin se Pekini dhe Moska kanë edhe një rekord më tepër sa i përket miliarderëve në krahasim me SHBA-në, pasi poseduesit e 100 miliardëve në këto vende kanë një moshë më të re, diku mesatarisht 49-50 vjeç, në krahasim me moshën mesatare që është 66 vjet në SHBA.

Megjithatë, SHBA, me 400 miliarderët e saj, është ende shumë përpara 115 miliarderëve kinezë apo 101 miliarderëve rusë. Gjithsesi, edhe ky është një tregues i lëvizjes së monopolit të SHBA në këtë aspekt. Sipas ‘Financial Times’, që ka botuar studimin e fundit të ‘Forbes Insight e Societè General’, për më optimistët, kjo rritje e numrit të miliarderëve në botë dhe sidomos fakti që ata janë gjithmonë e më të rinj në moshë, tregon se kemi një shtim të pasurisë në botë.

Një ndryshim mes miliarderëve në SHBA dhe atyre në Rusi është se këta të fundit e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre dhe nuk e kanë përfituar përmes trashëgimisë, siç ndodh në shumicën e rasteve në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›