E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero refuzoi Barcelonën dhe Man Utd-in

Ish menaxheri i Alessandro Del Pieros ka bërë të ditur se sulmuesi i Juventusit refuzoi mundësitë e transferimit në Barcelonë dhe Manchester United, në mënyrë që të mbetet me Bianconerët.

Kontrata e Del Pieros me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni dhe gjiganti torinez ka bërë të qartë se nuk do të vazhdohet marrëveshja me 37 vjeçarin. Mirëpo, Claudio Pasqualin ka treguar besnikërinë e Del Pieros ndaj klubit.

“Del Piero është Juventus. Gjatë kulmit të karrierës së tij ai refuzoi Manchester Unitedin dhe Barcelonën. E bëri këtë për dashuri ndaj Juventusit” deklaroi Pasqualin për TMW.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›