Forca e Zakonit Vasjan Lami: Diktatori një personazh i vështirë

Shfaqja me regjisor austriakun Kristian Papke do të mbyllë këtë sezon artistik në TK
"Forca e Zakonit," është premiera e radhës në skenën e Teatrit Kombëtar, e cila do të ngjitet nesër në mbrëmje në skenë për publikun. Shfaqja më e re, e cila do të sillet në skenën teatrore është shfaqja e cila dhe do të mbyll këtë sezon artistik Drejtori i këtij institucioni Kristaq Skrami u shpreh se kjo shfaqje vjen në skenën teatrore në kuadër të bashkëpunimit të ri të krijuar mes TK, Ambasadës Austriake në Tiranë dhe Ministrisë së Jashtme të Austrisë. Krahas konkursit mbi dramën shqipe të prezantuar pak ditë më parë, kjo shfaqje vjen në skenën shqiptare një zë dhe një model austriak u shpreh drejtorit Skrami. "Forca e Zakonit" është një pjesë teatrore e shkruar nga dramaturgu i njohur austriak Thomas Bernard, dhe në skenën shqiptare ajo vjen nën regjinë e Kristian Papke. Për sa i përket përzgjedhje së veprës Papke shprehet se kjo është një prej pjesëve të tij më të forta. E kemi zgjedhur këtë pjesë nga ky autor, jo vetëm pasi ai është i njohur në të gjithë botën por dhe për arsyen se kjo është një nga pjesët e tij më të forta, u shpreh regjisori austriak. Më tej ai tregon se për këtë shfaqje ai është pak nervoz dhe rrëfen dhe probleme teknike. Në fakt unë jam pak nervoz dhe kemi pasur dhe shumë probleme teknike gjatë shfaqjes, por jam kurioz për atë që do të jetë të shtunën, kur të jetë premiera e cila do të do të përcaktojë atë që ne kemi bërë, vijon më tej austriaku Papke. Shfaqja e cila do të ngjitet në skenën e teatrit të shtunën mbi një skenografi të mbushur me këpucë të vjetra, krahas tre aktorëve të mirënjohur si: Vasjan Lami, Neritan Liçaj dhe Arben Derhemi do të sjellë dhe dy kërcimtarët Elton Çefa dhe Suada Hoxha, të cilët do të kenë role të mirëfillta aktorësh. Sipas Papke në skenë do të jenë pesë aktorë të cilët dinë dhe të kërcejnë. Aktori kryesor në shfaqje Vasjan Lami tregon se roli i diktatorit është një personazh i bukur, por i vështirë. Është një personazh i rrallë dhe në letërsinë botërore. Ai është një diktator i keq dhe vjen i dhunshëm,i ashpër etj. Por me këto ngjyra personazhet janë të vështira për tu realizuar, por them se janë të bukur, pra diktatori është një personazh i vështirë. Gjithashtu kemi pasur dhe shumë vështirësi gjatë pjesës. Mendoj se puna është bërë për një kohë rekord dhe shpresoj në diçka të bukur. Vështirësia më madhe në vepër ka qenë për të ruajtur ritmin veprës,thekson ndër të tjera ai. Me koreografinë e lëvizjeve në këtë shfaqje teatrore është marrë koreografi i njohur Gjergj Prevazi, i cili tregon se gjithçka në vepër do të vijë e ndërthurur me aktrimin. Kjo që do të bëhet në këtë shfaqje nuk do të jetë një koreografi e mirëfilltë, por një ndërthurje mes aktrimit dhe kërcimit, u shpreh koreografi Prevazi. Shfaqja teatrore Forca e Zakonit është një komedi e cila ka në qendër të saj një drejtues cirku që bën të humbasë arsyen dhe objektivitetin dhe të kthehet në një diktator. Kjo vepër është përkthyer në shqip nga Jonila Godole. Në vënien e saj në skenë do të ndihmojë as/regjisorja Eglantina Cenomeri. Tomas Bernard u lind më 1931 dhe u nda nga jeta në vitin 1989. Ai njihet si autori me i mirë dhe i suksesshëm austriak veprat e të cilit janë përkthyer në 25 gjuhë të botës. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1970 në Hamburg dhe në dy dekadat e mëpasshme një nga gjërat më të mira që ai reformoi, ishte riformulimi i gjuhës gjermane në të folurit e saj në të gjitha vendet gjerman-folëse. Do të jetë mbrëmja e nesërme, ku publiku do të mund të shijojë këtë vepër teatrore.
Çfarë ndodh në Forca e Zakonit
Në mënyrë të përgjithshme të tre aktet e komedisë trajtojnë të njëjtën temë: Drejtuesi i Cirkut Caribaldi përpiqet me të gjitha forcat për të realizuar Kuintetin e Troftave. Por kjo duket gati e pamundur, pasi artistët vazhdimisht i prishin provat. Për shembull zbutësi i kafshëve dehet shpesh, i nervozon të gjithë me ushqimin e tij të preferuar, rrepën e bardhë dhe e ka të pamundur ta bëjë provën, sidomos në aktin e tertë problem kryesor bëhet rrëzimi i kapelës së Gaztorit. Caribaldi nxehet. Në kësi situatash Caribaldi mundohet të nxjerrë në pah gabimet e të tjerëve dhe tu japë atyre mend, por natyrisht që në të shumtën e rasteve bëhet shkas për talljen e artistëve. Në mënyrë të veçantë, Mbesa e tij ia del ta nxeh gjithmonë me të qeshurën e saj. Konkretisht, akti i parë fillon me Caribaldin, i cili kërkon diçka nën një kuti dhe njëri pas tjetrit futen Zhongleri dhe Mbesa. Përgjithësisht flitet për shfaqjen e afërt në Augsburg dhe pastaj menjëherë hapin temën e Kuintetit të Troftave, në çastin kur Drejtuesi i Cirkut kërkon kolofonin. Me kalimin e kohës bëhet e dukshme, që Caribaldi është i vetmi në këtë trupë që ka interes për Kuintetin, ose më mirë është i vetmi që tiranizon gjithçka dhe këdo me anë të Kuintetit. Në prova dalin përherë probleme të ndryshme dhe akti i parë, mbyllet me protestën e Zhonglerit që i tregon Caribaldit për ofertën që ka marrë nga një drejtor tjetër cirku, kësisoj kërkon të rrisë rrogën e tij. Kjo e bën Caribaldin të shpërthejë: Hajvan, kush i beson sot akoma një artisti, hajvan! Më pas akti i dytë fillon me hyrjen e Zbutësit të Kafshëve në dhomën e provës, i cili për tmerrin e Gaztorit, ka një krah të lidhur me fasho. Dy personazhet flasin për aksidentin që ka ndodhur. Pas një farë kohe hyn Caribaldi në dhomë dhe gjen diçka për të prishur harmoninë. Pastaj fillon prova dhe për inat të drejtorit të cirkut nuk funksionon asgjë. Ai i urdhëron të gjithë të ushtrohen, por me gjithë zemërimin e tij asnjëri nuk e merr seriozisht. Kështu që i vetmi person që mund të përdorë Caribaldi për të shfryrë dëshirën e tij komanduese mbetet e Mbesa, e cila duhet të bëj shumë herë ushtrimin: Si përkulemi, derisa Caribaldi ta aprovojë.Por këtu fillon Akti i fundit, i cili vijon sërish në dhomën e provës, dhe si zakonisht Zoti Caribaldi është duke bërë moral. Për ti shpëtuar kësaj të gjithë duan të fillojnë provën, por mungon Zbutësi i Kafshëve. Për një kohë të gjatë vazhdon të flitet sërish për Kuintetin e Troftave dhe në këtë fazë Thomas Bernhard përdor teknikën e tij të njohur të përsëritjes. Kjo del më mirë në pah, kur Gaztorit i bie vazhdimisht bereta nga koka dhe diskutohet për një zgjidhje, se si bereta të qëndronte mbi kokë. Dikur dëgjohen hapat e Zbutësit të Kafshëve. Ai shfaqet në derë, shkon e ulet në piano dhe pas pak kohe bie gati në koma. Flijimi i Kuintetit të Troftave.