E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata demokrate bezdis qytetarët, ulërima dhe këngë poshtë pallateve në mesnatë

Qytetarët e Tiranës janë të bezdisur nga fushata elektorale që po bën Partia Demokratike. Banorët shprehen të shqetësuar për mënyrën se si po e zhvillon fushatën PD, dhe militantët e saj. Ata shprehen të shqetësuar për prishje të qetësisë publike, sidomos orët e vona të natës, kur simpatizantë të Partisë Demokratike, jo vetëm, nëpër rrugët kryesore por edhe në lagje lëvizin me makina gjatë gjithë natës dhe thërrasin emrin e liderit të PD, Sali Berisha. Sipas banorëve ky është një problem shumë i madh, pasi nuk mjafton vetëm kjo por janë edhe makinat e pajisura me megafon të cilat fillojnë thirrjet e tyre për të votuar PD, që herët në mëngjes. Nuk dimë se çfarë të bëjmë, po bëjmë rreth dy javë që nuk po flemë të qetë, pasi militantët demokratë dalin dhe thërrasin si indianë, emrin e liderit të tyre, dhe pas tyre e kanë radhën makinat elektorale që janë bërë më keq se makinat e qumështit të cilat na bënin zgjimin çdo mëngjes, u shpreh një banore e lagjes Myslym Shyri. Por jo vetëm kaq por banorët e disa lagjeve të tjera si ajo e Laprakës dhe Ali Demit, shprehen se kanë frikë që të dalin në mbrëmje vonë qoftë dhe për të hedhur plehrat, pasi kanë frikën e ndonjë sulmi të militantëve demokratë. Në lagjen tonë mbas orës 23 fillon shtetrrethimi, sepse fillojnë dhe dalin njerëzit e PD, të cilët fillojnë dhe bërtasin me sa kanë në kokë emrin e Sali Berishës. Unë kam frikë që të dal nga shtëpia qofte edhe për të hedhur plehrat sepse këta njerëz janë të rrezikshëm, dhe pasi pinë gjatë gjithë ditës dalin dhe çfryjnë dufin e tyre nëpër lagje, deklaroi një e moshuar e lagjes Ali Demi. Sipas këtyre banorëve, militantët e Partisë Demokratike lëvizin me tre ose katër makina nëpër këto lagje, dhe përveçse krijojnë zhurma të tmerrshme dhe të frikshme duke bërtitur, por ju bien edhe borive të makinave sikur të jetë ndonjë ditë e dielë kur ka dasma. Të pyetur se përse nuk njoftojnë organet e policisë për shqetësimin që ju krijohet nga këta individë, një prej banoreve të Myslym Shyrit theksoi se ka frikë se mos këta persona do të marrin hak të nesërmen në qoftë se do i padiste për prishje të qetësisë publike. Unë uroj me gjithë shpirt që të vijë sa më shpejt data 28 qershor që të marrë fund një herë dhe mirë e gjithë kjo katrahurë dhe zhurmë që po krijojnë njerëzit e PD, që më pas të flemë njëherë të qetë, se dhe këta na janë bërë më keq se mushkonjat, por këto kanë kohën e tyre të paktën, shprehet banorja e lagjes Myslym Shyri. Sipas këtyre banorëve kjo fushatë po bëhet shumë shqetësuese, dhe ata ju bëjnë thirrje krerëve të PD, që ti mbledhin njerëzit e tyre dhe të mos e zhvillojnë fushatën edhe gjatë natës, sepse njerëzit e thjeshtë nuk duan që tia dinë për politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›