Forca paramilitare për faturat e dritat
Dyshimet
Korporata shtetërore çeke CEZ dyshohet se ka krijuar një grup paraushtarak që stërvitet si forcë ushtarake dhe që shërben si një polici për mbledhjen e faturave të dritave, njoftoi së fundmi media çeke. Lajmi u publikua pak kohë më parë në një media çeke “Actualne.cz”, e cila fliste për një kasetë-video me pamjet e punonjësve të CEZ-it, duke qëlluar me armë, duke u përgatitur për përleshje fizike dhe duke bërë kurs mbijetese për kushte ekstreme. Mësohet se në çeki ka nisur hetimi i çështjes, e cila ka shokuar opinionin publik.
#