E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcat ‘Shqiponja’ arrestojnë 49-vjeçarin. Kapet në shtëpi me kokainë, kanabis dhe ekstazi

Forcat Shqiponja ka vendosur në pranga një 49-vjeçar pasi iu gjetën në banesë lëndë të ndryshme narkotike duke filluar nga kokaina, kanabisi, ekstazi, dhe një sasi vaji kanabisi.

49-vjeçari me iniciale, K.B banues në Tiranë përveç se i posedonte drogëra të tilla, sipas policisë, ai merrej edhe me shpërndarjen e tyre.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.B, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›