Ish-aktorja Meghan s’mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, Harry ishte i pranishëm

Dy rreshta pas të vëllait, trashëgimtarit të fronit Uilliam, u ul duka Sussex Harry gjatë ceremonisë së kurorërzimit të të atit Charles që u zhvilluan në abacinë Westminstrer. E shoqja Megan, dukesha e Sussex dhe fëmijët e tyre ndërkohë nuk morën fare pjesë në kurorëzim por qëndruan në shtëpinë e tyre në Kaliforni të SHBA-së.
Djali i vogël i mbretit, i cili hoqi dorë nga detyrat mbretërore në 2020-ën dhe më vonë vendosi të jetonte në SHBA, nuk ishte parë në public me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që nga publikimi i librit të tij me kujtimet “Spare”, ku nuk ka kursyer kritikat për të atin, njerkën e tij Kamila dhe të vëllain princin e Uellsit.
Marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes mbretërore vijojnë të jenë të akullta ndërsa më parë pati zëra se Harry nuk do të shkonte fare në ceremoninë e kurorëzimit.
Princi, i cili zbarkoi në Londër të premten, eci i vetëm për në abacinë Westministër. Vendi që i ishte rezervuar ishte dy rreshta pas të vëllait, ndërkohë që gjatë funeralit të mbretëreshës së ndjerë Elizabeta e Dytë, ai u ul në rreshtin e dytë, pas të atit Charles.
Harry ndërkohë nuk pati ndonjë rol në procesionin nga abacia për në pallatin Bakingam, dhe gjatë shfaqjes ajrore të organizuar për kurorëzimin nuk u shfaq as në ballkon me anëtarë të tjerë të familjes.
Në vend të kësaj, makina e Harry-u pa duke iu drejtuar aeroportit të Heathrow. Mdiat e huaja ndërkohë raportuan se në të njëjtën ditë me kurorëzimin e Charles, kishte ditëlindjen Archie, djali i Harryt, dhe siç duket princi nxitoi të nisej sa më shpejt për në SHBA për të qenë me të birin në ditën e tij të veçantë. Pavarësisht nuk është më një anëtar i familjes që ka detyra mbretërore, Harry është i pesti në linjë për fronin, pas princit të Uellsit dhe tre fëmijëve të këtij të fundit.
Ndërkohë që djali dhe vajza e Harry-t dhe të Meganit, rendintën përkatësisht i gjashti dhe e shtata në radhë e për fronin.
/rtsh/