Kuçovë/ Shpërthen bombola e gazit, humb jetën e moshuara, shembet një pjesë e banesës

Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë pas shpërthimit të bombulës së gazit në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Shpërthimi i bombulës ka rrëzuar edhe një pjesë të banesës së tyre.
E moshuara A.K., 84 vjeçe ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshortin e saj M.K 86 vjeç, ku ky i fundit është shpëtuar i pari nga shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Alie Kosova, 84-vjeç, dhe Mustafa Kosova, 86-vjeç, jetonin të vetëm në këtë banesë.
Për shkak të shembjes së madhe në banesë, nuk u bë dot nxjerrja e 84-vjeçares, e cila kishte mbetur nën rrënoja. Ajo u gjet në shtrat, pasi ka ishte e paralizuar dhe nuk ka mundur të lëvizë dot.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i shpërthimit të bombolës është bërë ndezja e një cigareje nga ana e të moshuarit dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi.
Në momentin që është ndezur cigarja bombola ka shpërthyer, duke shembur një pjesë të banesës e për pasojë humbi jetën 84-vjeçarja.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/