Forcat e Armatosura angazhohen për shuarjen e zjarrit në Vaun e Dejës
VAU I DEJES - Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në orët e pasdites në fshatin Dushk të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Intensiteti i lartë i vartës së zjarrit, si dhe terreni i thyer kanë detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme që t’i drejtohen Qendrës së Bashkuar operative të Ministrisë së Mbrojtjes për ndihmë të menjëhershme.
Me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, 30 efektivë të Batalionit të Vaut të Dejës, u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në vendin e ngjarjes, me qëllim neutralizimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e tij. Pas një operacioni disa orësh, është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Stina e nxehtë e verës dhe mundësia e zjarreve, ka qenë një ndër çështjet që është trajtuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi në analizën e Forcave të Armatosura për gjashtë mujorin e parë të vitit 2013.
Ai ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të strukturave ushtarake rritjen e nivelit të gatishmërisë së personelit dhe të teknikës përkatëse të MNZSH, me qëllim ndërhyrjen në kohë dhe me efikasitet të lartë, në rastet kur do të kërkohet prezenca e Forcave të Armatosura në ndihmë të komunitetit.
(BalkanWeb)