E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halalgoogling, motori i kërkimit për myslimanët

Një motor kërkimi për myslimanët që bllokon përmbajtje të ndaluara “sipas ligjit islamik”, u prezantua sot.

‘Halalgoogling’ që mbledh rezultatet nga motorët e kërkimit kryesorë, të tillë si Google dhe Bing, ka “një sistem të avancuar filtrimi, që bllokon përmbajtjet haram sipas Ligjit të Islamik”.

Sistemi i veçantë dhe unik përjashton përmbajtjet e ndaluara nga rezultatet e kërkimit të tilla si “pornografinë, homoseksualitetin, lojërat e fatit, etj.”.

Një ekip ekspertësh nga e gjithë bota kishte punuar për disa vite në këtë projekt. Nevoja për një motor kërkimi të tillë, erdhi pasi 1.5 miliardë myslimanë në mbarë botën shqetësohen në lidhje me përmbajtjen e internetit.

Sistemi është duke u përditësuar vazhdimisht dhe është i dizajnuar për të respektuar kulturën myslimane. Motori i ri i kërkimeve shpreson të jetë i pari në komunitetin mysliman.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›