E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Asadit rimarrin zonën lindore të Damaskut

Forcat siriane të sigurisë raportohet se kanë rimarrë kontrollin e zonave lindore të Damaskut. Trupat qeveritare dhe rebelët kanë zhvilluar luftime të ashpra në zonën Ghuta për dy ditë me radhë.

Zëdhënësi i rebelëve ka mohuar të thotë nëse këta të fundit janë tërhequr, por ka pohuar se tanket kanë hyrë në rajonin Ghuta. Ai tha se forcat rebele vazhdojnë të operojnë në afërsi të Damaskut.

Protestuesit sirianë, që nga marsi i vitit të kaluar, kërkojnë dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad. Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,400 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›