E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sot homazhet për ish-presidentin Skalfaro

Zhvillohen sot homazhet për nder të ish-presidentit Italian, oskar luigi sklafaro, I cili u nda nga jeta në moshën 93 vjecare të shtunën në romë. Homazhet për të, do të zhvillohen në kishën e Santa Maria-s në Trastevere të Romës. Skalfaro ka lindur në 9 shtator 1918 në qytetin e Novara-s dhe shërbeu si president nga viti 1992 deri në vitin 1999.

Pas mbarimit të studimeve në drejtësi, që prej vitit 1943 dhe deri në ditët e fundit të jetës Skalfaro ka qenë mjaft aktiv në politikë dhe është cilësuar si shembulli i korrektësisë dhe integritetit moral. Ai vizitoi Shqipërinë në vitin 1996.

I menjëhershëm ishte dhe ngushëllimi i presidentit Giorgio Napolitano, pas publikimit të lajmit. “Skalfaro ka qënë protagonist i jetës politike demokratike për shumë dekada dhe shembull i koherencës ideale dhe integritetit moral”-thuhej në deklaratën e tij.
 

Ngushëllime kanë shprehur edhe kreu i dhomës së deputetëve në Parlament Gianfranco Fini dhe ai i Senatit Renato Schifani. Ceremonia mortore e ditës së sotme do të jetë në formë private, raportojnë mediat italiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›