E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, mblidhen udhëheqësit evropianë

Udhëheqësit evropianë takohen sot në Bruksel për samitin që do të përqëndrohet në problemet financiare të Bashkimit Europian.
 

Në prag të këtij takimi, tre sindikatat kryesore në Belgjikë kanë shpallur grevë 24-orëshe për të protestuar kundër masave të kursimit.
 

Analistët thonë se qytetarët e Bashkimit Evropian janë të lodhur nga shkurtimet buxhetore dhe masat shtrënguese.
 

Në përgjithësi, 23 milionë persona në Bashkimin Europian janë të papunë e cila është 10 për qind e popullsisë aktive.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›