OKB e quan Kosovën Republikë

Kosova nuk është ende shtet anëtar i OKB-së. Madje në rezolutën 1244 për Kosovën thirren shumë shtete që janë kundër pavarësisë. Të njëjtën qëndrim shprehin edhe organizatat e OKB-së dhe shtetet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë, në OKB, më saktësisht në Asamblenë e Përgjithshme, Kosovës i janë referuar ditë më parë si Republikë.
Në një njoftim të zëdhënësit të Asamblesë së Përgjithshme flitet për aktivitetet e presidentit të kësaj asambleje, mes të cilëve edhe për takimin me Jahjagën, të cilës i referohet si presidente e Republikës së Kosovës.
“Në Samitin e Pestë Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, presidenti Al-Nasser gjithashtu zhvilloi bisedime me presidenten e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e saj znj. Atifete Jahjaga. Ata diskutuan për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.