E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e sigurisë përplasen me protestuesit në Siri

Protesta antiqeveritare kanë shpërthyer sot në disa qytete të Sirisë, përfshirë një paralagje të kryeqytetit Damask.

Raportet e pakonfirmuara thonë se tre persona u vranë kur forcat e sigurisë janë përplasur me demonstruesit në qytetin jugor Dara.

Në Damask janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa në qytetin Homs qindra njerëz gjithashtu kanë dale në rrugë.

Protestat shpërthyen sot edhe në rajonet kurde të Sirisë lindore, një ditë pasi presidenti Bashar Asad u ofroi shtetësinë siriane disa kurdëve në përpjekje për të qetësuar zemërimin nga pakënaqësia 50 vjeçare e sundimit të partisë Baath.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›