BE-ja do tëndihmojë Portugalinë
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian u dakorduan që të negociojnë paketën financiare prej disa dhjetra miliardë eurosh për Portugalinë, për ta ndihmuar vendin e pllakosur me borxhe.
Ministrat ranë dakord që paketa të miratohet nga mesi i muajit maj pasi Portugalia i mban zgjedhjet në 5 qershor.
Shumica e analistëve thonë se Portugalia ka nevojë për afro 80 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme.