E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, presidententja Jahjaga takon kryeministrin Thaçi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me kryeministrin Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës Thaçi e uroi presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re, duke i dëshiruar shumë sukses në kryerjen e saj.

Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për zhvillimet në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në realizimin e detyrave që i presin në të ardhmen.

Ndërkohë ende nuk ka informacione për axhendën e presidentes së re, por sipas mediave kosovare ajo mund të ketë takime të tjera me përfaqësues të institucioneve të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e stafit të presidentes dhe është vështirë e parashikueshme pasi ajo nuk vjen nga partitë politike. Pavarësisht këtij fakti, presidentja Jahjaga premtoi të enjten në fjalimin e saj se do të bashkëpunojë me gjithë spektrin politik për të shtyrë agjendën e vendit përpara.

Ajo tha se do të jetë unifikuese dhe do të mbrojë kushtetutshmërinë.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›