E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, plagoset truproja e Hajredin Kuçit

Plagoset truproja personale e Hajredin Kuçit. Sipas mediave kosovare bëhet fjalë për shoferin personal të Kuçit.

Incidenti me armë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një deklarate për mediat ku theksohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme në lagjen "Dardania", ku plagosja ka ardhur pas një zënke personale ndërsa theksohet se të dy personat janë arrestuar nga policia .

“Të dyshuarit Xh. Krasniqi 46 vjeç dhe Sh. Morina 52 vjeç, gjenden në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për trajtim mjekësor. Gjendja të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndaj autorëve është marrë masa e arrestit ”, thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›