Forcat paqëruajtese në Liban, KS zgjat mandatin dhe për 1 vit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për zgjatjen e misionit të OKB-së në Liban edhe për 12 muaj të tjerë. Votimi ka ndodhur pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, dhe ministrit të Jashtëm libanez.
Rezoluta dënon sulmin terrorist të vitit 2011, në të cilin janë vrarë pesë paqeruajtës.Ajo po ashtu u bën thirrje të gjitha palëve të arrijnë përparim drejt armëpushimit të përhershëm. OKB-ja mban forcën paqeruajtëse në Liban që nga pushtimi i parë izraelit, më 1978.
Forca paqeruajtëse ka vazhduar të qëndrojë për shkak të luftimeve të vazhdueshme përgjatë kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit, të njohur si Linja e Kaltër.