Forcat politike bien dakort për reformat
PRISHTINË- Grupet parlamentare i kanë dërguar kryesisë së Kuvendit të Kosovës kërkesën për formimin e dy komisioneve të përkohshme, të cilat do të merren me zbatimin e marrëveshjes Thaçi, Mustafa, Pacolli, për ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore. Ndërkohë që pritet që kryesia ta shqyrtojë të sot këtë kërkesë dhe ta procedojë atë për miratim në seancën e radhës së Kuvendit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë.
Deputetët kosovarë të forcave të ndryshme kanë rënë dakort që të formojnë dy komisione, të cilat do të merren me propozimet për ndryshime kushtetuese dhe reformat zgjedhore. Mësohet se këto komisione formohen në bazë të marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe Behxhet Pacollit, e cila u aprovua edhe nga Kuvendi në formë të rezolutës.
Ndërkohë bëhet me dije se nismën për formimin e komisioneve e ka marrë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
.“Ne jemi pajtuar që të jenë dy komisione me nga nëntë anëtarë, ku në secilin prej tyre LDK-ja dhe PDK-ja i kanë nga dy përfaqësues, kurse partitë tjera parlamentare nga një anëtar. Komisionin për amendamentim të Kushtetutës e kryeson pozita, ndërkaq atë për reformën zgjedhore e kryeson opozita, që më siguri se do të jetë njëri nga përfaqësuesit e LDK-së”, theksoi Beqiri.
Duke folur për procedurat e formimit të komisioneve të reja të përkohshme, eksperti i çështjeve kushtetuese dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami tha se me vetë faktin që memorandumi i tre liderëve kosovarë është miratuar përmes rezolutës, tani obligohet që ta respektojë atë dhe t’i formojë me kohë komisionet adekuate. Ato do të funksionojnë sipas rregullave të komisioneve ‘ad-hok’ apo komisioneve të përkohshme.
“Në bazë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, duhet të formohen dy komisione të përkohshme, me mandat të caktuar. I pari do të ketë mandat deri në nëntë muaj, kurse i dyti me mandat më të gjatë - ato do të funksionojnë sipas rregullave të komisioneve ‘ad-hok’ apo komisioneve të përkohshme”,- nënvizoi Bajrami.
Ndryshimet kushtetuese dhe reformat në sistemin zgjedhor shihen si të domosdoshme edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në bazë të rezolutës dhe marrëveshjes politike, nga dita e formimit të komisioneve, në Parlament fillon edhe rrjedhja e afatit për propozimin dhe miratimin e reformave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Marrëveshja parashikon zgjedhje të drejtpërdrejta për presidentin edhe atë jo më larg sesa gjatë verës apo vjeshtës së vitit vijues. Po ashtu, parashihen zgjedhjet e reja edhe për Kuvendin e Kosovës diku në vjeshtën e vitit 2013.
(e.m/REL/BalkanWeb)