E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Ndarja e Kosovës destabilizon rajonin

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se ndarja e Kosovës do të destabilizonte gjithë rajonin duke dëmtuar kështu perspektivë Euroatlantike.

Mediat kosovare bëjnë me dije se këto deklarata presidentja e Kosovës i bëri sot pas një takimi me ambasadorin suedez në Prishtinë, Lars Wahlund.

“Dialogu me Serbinë është plotësisht teknik dhe se dëshiron që të shoh një proces të suksesshëm i cili do të ndihmonte në përafrimin e të dyja vendeve me BE-në. Çështja e veriut të Kosovës është çështje që ndërlidhet me sundimin e ligjit dhe theksoi se ndarja e Kosovës dhe çfarëdo riaranzhimi i brendshëm nuk është opsion, meqë do ta destabilizonte gjithë rajonin”,- deklaroi Jahjaga.

Nga ana e tij ambasadori suedez duke e uruar presidenten për zgjedhjen në krye të vendit i shprehu gatishmërinë e Suedisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në proceset integruese euroatlantike. Ambasadori Wahlund theksoi mbështetjen e vendit të tij për dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›