E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcat ruse arrestojnë kryebashkiakun e Kherson

Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar kryebashkiakun e Kherson Ihor Kolykhayev pasi refuzoi të ndiqte urdhrat e Moskës. Aljazeera raporton se zëvendëskryetarja e rajonit Kherson e emëruar nga Moska, Ekaterina Gubareva ka konfirmuar se Kolykhayev është arrestuar nga policia ushtarake.

“Unë mund të konfirmoj se Kolykhayev u arrestua nga zyra e komandantit (policia ushtarake)“, tha Ekaterina Gubareva.

Ndërsa Halyna Lyashevska, një këshilltare e Kolykhayev, tha se kryebashkiaku u rrëmbye pasi refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit rusë.

“Këtë mëngjes, kryetari i Khersonit Ihor Kolykhayev erdhi në një nga objektet e shërbimeve ku punonin punonjësit e mbetur të këshillit të qytetit. Sapo doli nga makina, ai u arrestua menjëherë nga rojet e armatosura kombëtare dhe, me shumë mundësi, nga FSB” tha Lyashevska duke iu referuar Shërbimeve Federale të Sigurisë të Rusisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›