E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcat ruse godasin me raketa dhe granata disa objekte shëndetësore

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 27 të saj dhe objekt i sulmeve nga forcat ruse kanë qënë edhe spitalet. Këtë të martë Shërbimet e Urgjencës në Ukrainë bëjnë me dije se forcat ruse kanë granatuar spitalin e fëmijëve në Luhansk Oblast. Si pasojë e granatimeve çatia e spitalit për fëmijë në Severodonetsk, ka marrë marë flakë. Ndërkohë shtarë fëmijë dhe 15 të rritur janë evakuuar nga spitali.

Sipas autoriteteve ukrainase që nga nisja e luftës 117 fëmijë kanë humbur jetën dhe 155 tjerë janë lënduar deri më 22 mars. Shumë qytete janë sulmuar me raketa dhe ndërtesa e institucione të ndryshme janë dëmtuar rëndë.

Sulmi në Institutin për Materialet Super Hard vjen një ditë pasi të paktën tetë persona u vranë në bombardimin e një qendre tregtare. Kyiv është nën shtetrrethim deri të mërkurën në mëngjes.  

Rusia thotë se do të dëshironte që bisedimet e saj të paqes me Ukrainën të ishin “më thelbësore” pas disa raundeve negociatash jopërfundimtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky rinovon ofertën e tij për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin.  Zelensky thotë se është i përgatitur të vendosë në tryezë statusin e Krimesë së pushtuar nga Rusia dhe dy rajoneve separatiste të mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore.

Ndërkohë Shefi i OKB-së Antonio Guterres e përshkruan luftën si “të pafitueshme” për Rusinë. “Për më shumë se dy javë, Mariupoli është rrethuar nga ushtria ruse dhe është bombarduar, granatuar dhe sulmuar pamëshirshëm. Për çfarë?” u tha ai gazetarëve në Nju Jork.  “Edhe nëse Mariupol bie, Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi”.

Në fjalimin e tij të fundit me video drejtuar ligjvënësve perëndimorë, Zelensky u thotë ligjvënësve italianë që të mos lejojnë që vendi i tyre të jetë shesh lojërash për elitën ruse. “Ne duhet t’i ngrijmë të gjitha: të ngrijmë pronat e tyre, llogaritë e tyre, jahtet e tyre, nga Scheherazade tek më të vegjlit,” thotë ai duke iu referuar një mega-jahti të ankoruar në Itali, i cili dyshohet për lidhje ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›