E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kritiku i Putin, Alexei Navalny, dënohet me 9 vite burg për mashtrim nga një gjykatë ruse

Figura më e shquar e opozitës ruse, Alexei Navalny, është dënuar me nëntë vjet burgim, të cilat do t’i vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Ai u shpall fajtor nga një gjykatë ruse, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, akuza këto që janë mohuar nga Navalny.

Navalny u arrestua kur u kthye në Rusi vitin e kaluar, pasi i mbijetoi një helmimi për të cilin ka akuza të forta se është kryer nga Kremlini.

Ai tashmë po vuan tre vjet e gjysmë burg për thyerjen e kushteve të lirimit me kusht ndërsa ishte në spital.

Prokurorët e akuzuan atë për vjedhjen e 4.7 milion dollarëve (3.5 milion £) nga donacionet e dhëna fondacionit të tij tashmë të ndaluar kundër korrupsionit.

Duke dhënë vendimin e saj, gjyqtarja Margarita Kotova tha se Navalny kishte kryer “vjedhjen e pronës nga një grup i organizuar”.

Një Navalny dukshëm i dobësuar, palosi krahët dhe shkëmbeu komente me avokatin e tij ndërsa lexohej vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›