E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat siriane po sulmojnë civilët

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 13:19

Në të gjithë Sirinë, turma të mëdha morën pjesë në ceremonitë mortore për trupat e dhjetëra të vrarëve, kur forcat qeveritare qëlluan mbi demonstruesit anti-qeveritarë.

Dëshmitarë në Sirinë veriore thonë se helikopterë sulmues po përdoren nga forcat qeveritare, për të goditur objekte në disa qytete të rrethuara.

Videot e publikuara në faqen Facebook tregojnë helikopterët duke goditur qytete me predha të kalibrit të lartë, sipas pohimeve të dëshmitarëve.

Disa dëshmitarë i thanë televizionit Al Jazeera se helikopterët qëllonin pa dallim nga ajri, mbi grupe refugjatësh.

Kanalet satelitore arabe transmetuan video të disa ushtarakëve, që deklaronin se kishin dhënë dorëheqjen për të mbrojtur civilë të paarmatosur në qytetet që ishin bërë objekt sulmesh.

Dëshmitarët njoftojnë se oficerët dezertorë kishin zënë pozicione brenda qytetit Jiser al-Shugur, nën zjarrin e tankeve qeveritare.

Pjesa më e madhe e Jiser al-Shugurit duket e braktisur.

Banorët morën arratinë nëpër ara në Turqinë fqinje dhe shumë dëshmitarë thonë se trupat siriane u vunë zjarrin arave dhe qëlluam mbi civilët që largoheshin.

Turqia ka ngritur tenda në anën e saj të kufirit për më shumë se 4 mijë refugjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›