E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, 21 të vrarë nga përleshjet

Luftime të ashpra janë zhvilluar në jug të Jemenit gjatë orëve të fundit. Sipas të dhënave të ministrisë së mbrojtjes, përleshje të armatosura janë regjistruar ndërmjet anëtarëve të rrjetit terrorist Al Kaeda dhe trupave qeveritare dhe për pasojë janë vrarë 21 luftëtarë të Al Kaedës dhe 10 ushtarë, bëri të ditur ministria. Luftimet u zhvilluan në dhe përreth qytetit Sindshibar, vendbanimit më të rëndësishëm të provincës Abjan. Sindshibar u pushtua para dy javësh nga luftëtarë të Al Kaedës. Ndërkaq agjencia e lajmeve AFP njoftoi, se gjendja shëndetësore e presidentit jemenas Ali Abdullah Saleh vazhdon të jetë e rënduar. Përleshjet u zhvilluan në mes të forcave të armatosura që morrën kontrollin e shumicës së qytetit të rrethuar nga ushtarët e stacionuar në Sindshibar. Më pas ushtria informoi se tre të dyshuar si “terroristë” janë vrarë kur persona të armatosur sulmuan një autokolonë ushtarake. Skenat më të fundit të dhunës po regjistrohën në kohën kur Presidenti Ali Abduallah Saleh po qëndron në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor për plagët e marra gjatë një sulmi me raketa që u ndërmor ndaj pallatit presidencial disa ditë më parë. Edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre që një prej rrejteve të Al Kaedës në Jemen po shfrytëzon mungesën e stabilitetit në vend, duke krijuar trazira dhe viktima në njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›