E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq njeriu që hartoi listën e Shindlerit

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 12:45

Mietek Pemper, shtetas polka, i cili për Oskar Shindlerin hartoi listën e famshme, të njohur si lista e Shindlerit, duke shpëtuar me këtë rast 1200 hebrenjë nga vdekja e sigurt, vdiq në moshën 91 vjeçare, në qytetin Augsburg, në jug rë Gjermanisë, në të cilin qytet ka jetuar që nga viti 1958.

Ai u varros në varrezat hebrenje, ndërsa autoritetet e Augsburgut shpallën një ditë zie pas vdekjes së tij.

Pemper ka lindur në vitin 1920 në Krakov të Polonisë, në një familje hebrenje.

Pas pushtimit të Polonisë nga gjermanët, e u dërgua në kampin e përqendrimit Plashov, në periferi të qytetit, ku ka punuar si sekretar personal i komandantit famëkeq, Amon Geta.

Në kamp ai u njoftua me industrialistin gjerman, Oskar Shindlerin, i cili shpesh ka pirë me Getan. Duke lexuar letrat e Getas, ai kuptoi se hebrenjtë do të mund të shpëtonin, nëse do të kryenin punë me rëndësi për ushtrinë naziste.

Ai e bindi Shindlerin që të ndërpres prodhimin e enëve dhe të fillojë prodhimin e granatave anti-tank.

Në atë periudhë, duke rrezikuar jetën e tij, ai hartoi listën me emrat e mbi 1 mijë hebrenjve, të cilët do të dërgoheshin për të punuar në favor të makinerisë luftarake të Gjermanisë.

Shindler u miqësua me Pemperin, shpëtoi hebrenjtë sa herë që pati mundësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›