Zgjedhjet në Turqi, sondazhet, fitues Erdogan

Ka nisur në Turqi procesi i votimit per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Kështu në Turqi votohet për të zgjedhur një parlament i ri. Sipas sondazheve, një fitore e partisë qeveritare fetaro-konservatore e kryeministrit Tayyip Erdogan, konsiderohet e sigurtë. Megjithatë, vemendja eshte e madhe për të ndjekur me padurim nëse AKP-ja është në gjendje ta zgjerojë shumicën e saj në dy të tretat e 550 mandateve. Kjo do t`i bënte të mundur Erdoganit të realizonte planet e tij për një kushtetutë të re, pa pasur nevojën e caktimit për këtë, të një referendumi. Kritikët i tremben faktit se myslimani besimtar 57-vjeçar mund të zbuste me këtë, karakterin laik të republikës. Të drejtën për të zgjedhur e kanë rreth 52 milionë turq. Në votime marrin pjesë 15 parti. në të gjithë vendin janë hapur 200 mijë qendra votimi dhe zgjedhjet e sotme zhvillohen për të përcaktuar 550 deputetët e parlamentit turk.
Megjithatë përpos incidenteve te regjistruara gjatë fushatës elektorale, turqia u përfshi së fundmi edhe nga një skandal me sfond seksual, që ka tronditur politikën vendase. Një video e publikuar gjatë fushatës shfaq imazhe kompromentuese për disa politikanë të lartë, dy prej të cilëve eksponentë të forcës së tretë politike të vendit, Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), konkurrente e AKP-së së kryeministrit Erdogan. Në video shfaqet numri dy i partisë, Bulent Didinmez dhe një ish-lider provincial i Stambollit, të cilët janë në shoqërinë e disa studenteve universitare gjysmëtë zhveshur në një dhomë hoteli. Disa nga mediat pro qeveritare, kërkuan dorëheqjen e kreut të MHP, Bahceli, i cili ka kundërsulmuar duke akuzuar për komplot. Sipas akuzës në fjalë, partia islamike e moderuar "Drejtësi e Zhvillim" e Erdoganit është përgjegjëse për publikimin e videos komprometuese. Kjo hipotezë, megjithatë është mohuar nga zv./kryeministri Bulent Aronc.