Afganistan, mbi 70 të zhdukur nga tërmeti

Më shumë se 70 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja pasi dy tërmete të fuqishme goditën Afganistanin verior të hënën.
Fshati Dara Azara në provincën e Baglanit duket se ka pësuar më shumë dëme.
Një banor i kësaj zone tregon se ka humbur tetë anëtarë të familjes.
Një grua është shpëtuar, ka thënë kreu i qendrës për operacione gjatë katastrofave në Kabul.
Ai tha se 22 shtëpi janë shkatërruar dhe shumica e të zhdukurve janë gra dhe fëmijë.