E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, sulmohet karvani britanik

Ministria e Jashtme e Britanisë tha se një karvan që transportonte ambasadorin britanik në Libi, të hënën është sulmuar në qytetin port të Bengazit dhe për pasojë janë plagosur dy truproje.

Londra bëri të ditur se personeli tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk është bërë e qartë nëse truprojat ishin britanikë.

Raporte të pakonfirmuara thonë se karvani është sulmuar me një granatë.

Sulmi ishte i fundit në vargun e sulmeve që kanë në shënjestër personelin diplomatik në qytetin, që ishte vendi i lindjes së revoltës, e cila çoi në rrëzimin e Muamer Gadafit.

Disa analistë thonë se pas dhunës qëndrojnë militantët islamikë, që po e shfrytëzojnë vakuumin e sigurisë pas rënies së Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›