Australi, kapet personi më i kërkuar

Personi më i kërkuar në Australi, i cili arriti t`i shpëtonte operacioneve të policisë për shtatë vjet rresht, është arrestuar dhe i është atribuar një akuzë e re mes shumë të tjerave që rëndojnë mbi të.
Malcolm Naden, 38-vjeç dhe një ish-kasap, është prangosur pak pas mesnate, kur rreth 20 agjentë policie të ndihmuar nga qenë të stërvitur rrethuan shtëpinë e tij në Uellsin e Jugut.
Një shpërblim prej 103 mijë dollarësh amerikanë ishte ofruar në atë kohë për kë do të jepte informacione për të, më i madhi i dhënë në Australi që nga koha e banditit Ned Kelly në shekullin e 19-të.
Naden, i cili ishte i armatosur kur policia u përball me të natën gjatë së mërkurës dhe së enjtes, u kafshua nga një qen i forcave të rendit.
Autoritetet australiane njoftuan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u kurua në spital dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin e policisë.