Francë, ekzekutohet vrasësi i Tuluzës

Pas dy ditësh negociatash për dorëzimin e tij, Muahmed Merah autori i një serie vrasjesh në Francë është vrarë nga policia. Lajmi për vrasjen e tij u konfirmua nga ministri i Brendshëm francez Claude Gueant, i cili ka dhënë edhe detajet e operacionit.
Sipas tij Merah i ishte përgjigjur me zjarr tentativës së policisë për ta arrestuar ndërsa ai ishte fshehur në banjon e apartamentit ku banonte. Sipas ministrit Gueant policët u përpoqën të mbroheshin nga Merah, i cili u hodh nga dritarja me armë në dorë duke qëlluar, dhe më pas u gjet i shtrirë në tokë i vdekur.
Ministri ka shtuar se dy agjentë u plagosën gjatë operacionit dhe se një i tretë ndodhet në gjendje shoku.