E Diel, 1 Nëntor 2026

Estoni, arrestohet 32 vjeçari, gëlltiti 32 qeska kokainë

Policia estoneze ka arrestuar një 30 vjeçar, i cili kishte gëlltitur 32 kondomë të mbushur me kokainë.

Sipas zyrtarëve i dyshuari, një qytetar estonez i quajtur Juri, është arrestuar në aeroportin e Talinit pas arritjes nga Moska.

Policia zbuloi se kondomët në stomakun e të dyshuarit ishin mbushur me një formë të lëngshme të kokainës.

Zyrtarët thanë se nga ekzaminimi më i afërt do të vërehet se sa është sasia e kokainës së pastër në substancën e lëngshme.

Nuk është zbuluar destinacioni final i të dyshuarit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›